Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kilogram, e ka fituar ndeshjen e parë, në kuadër të garës për Çmimin e Madh të Holandës.
Pas një lufte të fortë kundër xhudistit gjerman, Schamil Dzavbatyrov, në vazhdime Akili e hodhi për Wazari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë xhiron e dytë Gjakova do të takohet me garuesin nga Britania e Madhe, Daniel Williams.
Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë rrëmbyer medaljet e arta në Grand Prix – Hagë.
Në kategorinë 57 kilogramë, Gjakova në finale e mposhti gjermanen, Theresa Stoll. Gjakova e mposhti gjermanen në finale me wazari dhe ippon.
Ndërsa, Distria Krasniqi është shpallur kampione në kategorinë 52 kilogramë. Ajo në finale e mposhti me ippon xhudisten spanjolle, Estrella Lopez Sheriff. Krasniqi kishte fituar tre meçe për të arritur në finale të këtij turneu të rëndësishëm.