Mediat italiane raportojnë se Milani është shprehur i gatshëm që gjatë verës të bëjë ofertë për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukakun.
“Rossonerët” me ndërrimin e pronarëve pritet të përfitojnë fonde të mjaftueshme për përforcimin e skuadrës dhe belgu shihet si adekuati për sulmin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Calciomercato.it, sulmuesi belg është në listën e Milanit gjatë verës, pas raportimeve se ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës me klubin e Evertonit.
Klubi nga Premier Liga i ka ofruar kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 140 mijë funteve në javë.
Çmimi i Lukakus është 80 milionë euro dhe Milani për shërbimet e tij do të përballet me konkurrencën e Chelseat, Arsenalit, Manchester Unitedit, Atletico Madridit dhe Paris Saint-Germainit.