Dy yjet e Real Madridit, Ronaldo e Ramos kanë pasur një zënkë mes vete.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, deklaroi në konferencë për shtyp para sfidës me Atleticon Madridin, raportimet për një përplasje të mundshme mes Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramosit nuk ndikojnë në dhomat e zhveshjes së “Los Blancos”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje Zizou, në njëfarë mënyre nuk e mohoi faktin se mes dy lojtarëve ka pasur tension, transmeton KP.
“Nuk ndikojnë farë në skuadër e aq më tepër para një përballjeje mjaft delikate, sikurse është derbi me Atleticon. Ronaldo dhe Ramos kanë shkruar historinë e këtij klubi dhe e respektojnë njëri-tjetrin”, ka thënë Zidane para gazetarëve.
“Megjithatë, ne nuk mund t’i ndalojmë njerëzit të japin mendimin e tyre. Ata dy mund të kenë mendime të ndryshme dhe asnjëri nuk mund t’i ndalojë t’i shprehin. Ata janë të zgjuar dhe i kanë sistemuar gjërat mes tyre. Jemi të përqendruar te ndeshja e radhës”, ka përfunduar Zidane.