Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rruga e gjatë e Kastratit, nga Hogoshti në Zagreb

Me aktivizimin për ekipin U-21 të Kosovës në barazimin pa gola ndaj Azerbajxhanit, Lirim Kastrati ka prekur nivel të ri. Ndonëse ende 18-vjeçar, ngritja në karrierë e Kastratit është jo shumë e zakonshme.

Gjithsesi, sulmuesi pretendon nivele shumë më të larta, ndërsa nëse vazhdon ngritjen me ritmin e deritashëm, atëherë vlerësohet se mund të arrijë lart, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kastrati të martën luajti prej fillimit të pjesës së dytë për Shpresat (U21) e Kosovës në futboll që barazuan në udhëtim ndaj Azerbajxhanit, në kuadër të eliminatoreve për evropian. Ai ka luajtur me plot sukses edhe për U-19 të Kosovës dhe llogaritet edhe pjesë e kësaj grupmoshe.

Kishte karrierë edhe tek U-17 e kombëtares së Shqipërisë, por mbeti i dëshpëruar nga përvoja tek ajo. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.