Një skuadër nga fshati lë përshtypjen e një skuadre të vogël. E tillë megjithatë nuk është skuadra holandeze Virto/Quintus me të cilën KHF Istogu do të përballet në kuadër të raundit të tretë të Challenge Cup në hendboll për femra.
Virto/Quintus është klub nga Kwintsheuli, fshat holandez me rreth 3.000 banorë. Por është klub elitar i Holandës, vend që është nënkampion në fuqi i botës dhe i Evropës në hendboll për femra, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu Virto/Quintos vjet shkoi deri në gjysmëfinale të Challenge Cup, ndërsa u ndal nga Lokomotiva Zagreb, që më pas fitoi titullin. Në Kupa evropiane kjo skuadër paraqitet të paktën nga viti 2002. Kalimi i raundeve nuk është problem për kundërshtarin e Istogut.
Në çerekfinale të Challenge Cup ishte në vitin 2014 e po ashtu në vitin 2006. Nuk pritet që Virto/Quintus të ketë telashe për të kaluar Istogun, aq më shumë që dy ndeshjet luhen në Holandë, përkatësisht në palestrën me 1.000 ulëse, "Eekhouthal" në Kwintsheul. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.