Nga një sallë fare e vogël e një fshati të skajshëm të vendit mund të dalin sportistet që në të ardhmen do të përfaqësojnë Kosovën në sportin në të cilin shqiptarët kanë arritur sukseset thuajse më të mëdha.
Me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin, Kosova tashmë ka xhudiste të nivelit më të lartë. Donjeta Sadiku ka suksese në boks në kategori të reja dhe vlerësohet me potencial për suksese të mëdha edhe në nivelin senior. Është sporti i mundjes që si brinjë e tretë kompleton trekëndëshin e sporteve luftarake, përkatësisht të sporteve më të suksesshme për shqiptarë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMundja në Kosovë në fakt ka mbetur dukshëm prapa xhudos për nga sukseset, siç kanë mbetur të gjitha sportet tjera. Interesimi për mundjen, sportin luftarak ku qëllimi primar është të rrëzohet kundërshtari, po ashtu ka rënë, ndërsa përpjekjet janë që ky sport të kthehet në rrugën e sukseseve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.