Neymari raportohet se ka një klauzolë lirimi prej 220 milionë euro në kontratën e tij me Paris Saint-Germainin – aq sa pagoi klubi francez për transferimin e tij gjatë verës.
Braziliani 25-vjeçar u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit kur kaloi në kryeqytetin francez nga Barcelona, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë javëve të fundit është raportuar se Neymari po monitorohet nga Real Madridi, me kapitenin Sergio Ramos që ka thënë se ai e ka derën e hapur për kalim te rivali i përbetuar i Barcelonës.
“Mbretërit” janë motivuar edhe më shumë për transferimin e tij kur kanë mësuar se ka klauzolë lirimi prej 220 milionë eurove dhe shohin si zëvendësues afatgjatë për Cristiano Ronaldon i cili po i afrohet ditëlindjes së tij të 33-të.