Sigal Prishtinës i janë vështirësuar dukshëm punët për kualifikim në fazën e dytë të grupeve të FIBA Europe Cup, në veçanti pas triumfit të ekipit turk Demir Insaat në udhëtim ndaj atij belg, Belfius Mons-Hainaut (69:64) të martën mbrëma.
Me këtë fitore, Demiri është lider i Grupit G me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve, derisa Belfius Mons-Hainaut dhe Sigal Prishtina, ndajnë pozitat dy dhe tre me nga tetë pikë. I fundit në grup është Khimiku ukrainas me pesë pikë nga pesë humbje, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të siguruar kalimin tutje, Sigal Prishtina ka dy opsione. I pari është që të mposhtë Demirin në Prishtinë me çfarëdo epërsie, qoftë edhe një pikë dhe të shpresojë në fitoren e Khimikut në Ukrainë ndaj belgëve të Monsit.
Dhe, opsioni i dytë është që të mposhtë Demirin me 28 pikë dallim, dhe ndeshja tjetër nuk i intereson. Por si fitorja e Khimikut ndaj Monsit ashtu edhe fitorja e Prishtinës me 28 pikë dallim ndaj Demirit, vlerësohen gjëra të paarritshme tash për tash. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.