Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maxie Esho: Dua të qëndroj gjatë te Prishtina

Maxie Esho erdhi pa bujë të madhe te Sigal Prishtina, por është duke befasuar me paraqitjet e tij, duke qenë njëri nga basketbollistët e vetëm në ligë, që dhuron spektakël për shikuesit.

Ngulitje akrobatike, shpejtësia në kundërsulme, gjuajtjet për tri pikë dhe lufta që e bën Esho në parket, e karakterizojnë këtë lojtar nga të huajt e tjerë në ligë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një bisedë për Sportin në KTV, amerikani ka folur për eksperiencën që po kalon te klubi bardhekaltër.

Për 26-vjeçarin, kjo është aventura e tretë në Evropë, pasi ishte edhe pjesë e skuadrave Ramat Hasharon në Izrael dhe Etha-së në Qipro, por te Prishtina ka diçka që e tërheqë më shumë.

Aloqendra e kampiones në fuqi ka treguar se çka i ka pëlqyer më së shumti deri tani në Kosovë.

Esho në kampionatin e Kosovës po luan me mesatare prej 14.3 pikësh e 6 kërcimesh për ndeshje dhe duket se ka gjetur rehati në vendin tonë.

Ai në fund shprehu dëshirën e madhe për të qëndruar edhe për shume kohë si pjesë e klubit më të trofeshëm në Kosovë.