Klubi i Futsallit Prishtina është duke bërë hapa të mëdhenj që nga themelimi i tij 2 vjet më parë.
“Bardhekaltrit” e futbollit të sallës janë njëri nga klubet më të organizuara në Kosovë, duke bërë shumë klube kosovare nga sporte të ndryshme t’i marrin lakmi për kushtet e krijuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSporti në KTV ka vizituar klubin e futsallit në Prishtinë, duke parë nga afër organizimin e jashtëzakonshëm të skuadrës prishtinase.
Nga zyra e klubit të tij, drejtori Fatos Dili ka treguar për mënyrën se si funksionon klubi dhe në veçanti për krijimin e kushteve moderne.
Drejtori “bardhekaltërve” ka treguar edhe për rëndësinë që ka pasur fuqizimi i marketingut në klubin e futsallit.
Trajner i Prishtinës është Huar Morina, një ish-futbollist i Kosovës dhe dikur lojtar i futsallit, që tani përvojën e tij po e bartë te të rinjtë.
Kapiteni i kryeqytetasve, Korab Muharremi është shprehur mjaft i kënaqur me organizimin dhe trajtimin që e kanë të gjithë futbollistët në Prishtina Futsall.
Nga ana tjetër, dy futbollistët më me eksperiencë në ekip, Oso Gjinovci dhe Durim Qorri, premtojnë që titullin do ta sjellin në Prishtinë.
Me vetëm 2 vjet që nga themelimi i klubit, Prishtina Futsall ka arritur të hyjë në top 4-she, finalist i kupës së Kosovës dhe finalist i kupës “Adem Jashari”.