Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se do të shesë Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin në janar nëse nuk ka vazhdim kontratash me dy lojtarët deri në fund të dhjetorit.
Sanchezit dhe Ozilit u skadon kontrata në fund të sezonit dhe në janar do të jenë të lirë të bisedojnë me ekipe tjera, derisa Wenger ka pohuar se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me të ardhmen e dyshes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është marrë asnjë vendim”, ka thënë Wenger për beIN Sports. “A do shesim në janar? Do e shohim se çfarë do të ndodhë me ta në fund të dhjetorit”.