Federata e Futbollit të Italisë është në kërkim të një trajneri të ri.
Zhgënjimi i madh që pësoi Italia me mos kualifikim në Kupën e Botës, pritet të sjellë ndryshime të mëdha në kombëtaren ‘Azzurre’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht pritet që të largohet trajneri Gian Piero Ventura i cili shihet si fajtori kryesor për këtë dështim, transmeton KP.
Sipas Gazzetta dello Sport, në vendin e Venturas pritet të ulet Carlo Ancelotti i cili tashmë ka nisur bisedimet me krerët e federatës.
Ancelotti është aktualisht i papunë, pasi u shkarkua nga Bayern Munichu në muajin shtator, ndërsa kohë më parë ai kishte shprehur dëshirën që një ditë të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë.