Kombëtarja australiane ka triumfuar në ndeshjen e kthimit ndaj Hondurasit, për të siguruar kualifikimin në Botëror.
Australia bëhet kombëtarja e 31-të që kualifikohet në Kupën e Botës, pas fitores 3:1 ndaj Hondurasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë e zhvilluar para pak ditësh ishte mbyllur pa gola, ndërsa në këtë të kthimit australianët treguan forcën e tyre.
Të gjitha golat e kësaj sfide erdhën në pjesën e dytë të takimit, transmeton kp.
Mile Jedinak ishte hero i australianëve me “hat-trick” të realizuar, dy prej të cilave nga penalltia. Ndërsa golin e nderit për Hondurasin e realizoi Alberto Elis në minutën e 94-të, por që vlen vetëm për statistika.