Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kondogbia dëshiron të qëndrojë në Valencia

Mesfushori francez është duke luajtur në këtë sezon te skuadra spanjolle, i huazuar nga Interi.

Agjenti i Geoffrey Kondogbias e ka konfirmuar se lojtari dëshiron të mbetet në Valencia edhe për shumë vite, megjithatë janë klubet që duhet të arrijnë marrëveshje për këtë gjë, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai është i lumtur këtu dhe ne dëshirojmë të gjejmë një zgjidhje për të ardhmen, që iu përshtatet të dy ekipeve. Geoffrey dëshiron të qëndrojë në Valencia edhe për shumë vite, por ka ende kontratë me Interin, me të cilët unë do të provoj të arrijë një marrëveshje të mirë”, ka theksuar agjenti dhe vëllai i lojtarit, Evans Kondogbia.

Kondogbia u transferua te “Lakuriqët” gjatë afatit kalimtar të verës si huazim me mundësi për blerje në fund të sezonit, dhe deri më tani ka pasur impakt të madh në skuadrën nga “Mestalla”, të cilët dëshirojnë ta mbajnë atë në skuadër.