Njohësit e lojës së futbollit vlerësojnë se reprezentuesit e Kosovës kanë dhënë provimin, jo për lojën, sa për karakterin e treguar.
Kosova gjatë gjithë kohës ishte në ndjekje të rezultatit, por në fund fitoi miqësoren me Letoninë 4:3 dhe kjo vlerësohet edhe si pjekuri e ekipit pas një cikli eliminator dëshpërues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët tri herë u gjetën në epërsi në ndeshjen e luajtur në Mitrovicë 0:1, 1:2 dhe 2:3, por në fund pësuan, shkruan Koha Ditore.
Trajnerë futbolli vlerësojnë se lojtarët kosovarë ishin skajshmërisht të motivuar, meqë luanin ndeshjen e parë në Kosovë pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Shumica e reprezentuesve nuk kishin luajtur në Kosovë as para pranimit ndërkombëtar.
Motivi ishte i madh, megjithëse bëhej fjalë për miqësore.
Në këtë ndeshje ekipin kosovar e udhëhoqi Muharrem Sahiti, që ishte ndihmës i Albert Bunjakit të larguar pas përfundimit të ciklit eliminator për botërorin "Rusia 2018", ku Kosova mori vetëm një pikë në dhjetë ndeshje. Pësoi nëntë humbje rresht dhe kjo seri u ndal të hënën mbrëma pas fitores në Mitrovicë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.