Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani, lojtari që ka shënuar gol për dhe kundër Kosovës

Amir Rrahmani mori duartrokitjet e rreth gjashtë mijë shikuesve që ishin mbledhur, të hënën mbrëma në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë për të përcjellë ndeshjen miqësore Kosova - Letonia.

Ai shënoi golin e barazimit 1:1, pak kohë pasi mysafirët avancuan. Shënoi me kokë në minutën e 13-të pas harkimit të Bernard Berishës, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Rrahmanin ishte goli i parë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës në një stadium të Kosovës. Jo edhe i vetmi. Duartrokitje edhe më të mëdha se në Mitrovicë, kishte marrë para dy vjetësh në stadiumin e qytetit të Prishtinës - nga rreth 20 mijë tifozë.

Por, atëbotë pati shënuar kundër Kosovës - me fanellën e Shqipërisë në miqësoren e luajtur më 13 tetor 2015 (2:2) në stadiumin e qytetit të Prishtinës dhe kjo e bën lojtar të veçantë.

Ka pak ose asnjë lojtar në botë që kanë shënuar kundër një përfaqësueseje, e më pas të jenë kthyer për të luajtur për të....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.