Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern Munich i gatshëm ta shesë Vidalin

Bayern Munich është i gatshëm t’i shqyrtojë ofertat për mesfushorin Arturo Vidal, raportojnë mediat gjermane.

Arsenali prej kohësh është i interesuar për shërbimet e kilianit, dhe siç raportohet “Bavarezët” janë të gatshëm ta shesin Vidalin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krerët e Bayern Munich thuhet se janë të pakënaqur me paraqitjet e kilianit dhe nuk janë të sigurt se ai mund të rigjej formën e tij më të mirë, transmeton ksp.

Kontrata e Vidalit me klubin gjerman skadon në qershor të vitit 2019 dhe kampionët e Gjermanisë rrezikojnë ta humbasin atë falas.

“Bavarezët” besojnë se mund të përfitojnë 50 milionë euro nga shitja e Vidalit, i cili verën e kaluar, ishte i lidhur me transferimin tek Chelsea, pasi që trajneri Antonio Conte i njeh cilësitë që posedon lojtarin më të cilin ka punuar tek Juventusi.