Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Befason sërish Leicesteri, kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Leicester City, që sezonin e shkuar befasoi duke marrë titullin e kampionit në Premier Ligë, ka befasuar sërish, por këtë radhë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni anglez ka mposhtur 2 me 0 Sevillën në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales duke siguruar çerekfinalen me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Wes Morgan shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27-të. Pas tij gol shënoi edhe Marc Albrighton në minutën e 54-të për të çuar tutje ekipin e Leicesterit.

Sevilla mbeti me një futbollist më pak nga minuta e 74-të pas përjashtimit të Samir Nasrit, por rasti më i mirë për spanjollët erdhi teksa ishin me një futbollist më pak. Megjithatë, Steven N’Zonzi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të duke mos dërguar ndeshjen në vazhdime.