Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri me skemë të re për Juventusin

Sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Juventusin, por trajneri Allegri ka ende kohë për të ndryshuar fytyrën e ekipit kampion të Italisë dhe për këtë arsye ka gati skemën e re për të rikthyer bardhezinjt aty ku i takon.

Kjo konfirmohet edhe nga ndryshimet që ai ka bërë vitet e fundit me skemën e lojës, duke kaluar nga 3-5-2, në 4-3-1-2, 4-2-3-1 dhe në fund 4-3-3.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por tashmë është koha për një skemë të re, që do të vërë më shumë në pah karakteristikat e lojtarëve aktuale dhe duke pasur një Juventus më agresiv në fushë.

Skema e re që trajneri Max Allegri ka gati është ajo 3-4-3, duke pasur një ekip më agresiv përpara, duke parë potencialin e repartit të avancuar.

Kjo skemë (3-4-3) duket se i jep ekuilibrat e duhur skuadrës, si në repartin e mbrojtës ashtu dhe atë sulmues, duke u dhënë mundësi lojtarëve të japin maksimumin në fushë. Mbrojtja me 4 lojtarë këtë sezon ka qenë një eksperiment i dështuar, pasi shpesh Juventus ka pësuar gola dhe nuk ka mundur të fitojë, sidomos pas largimit të Bonucci.

Me skemën e re, Juventusi duket më i “mbrojtur” nga mesfushorët, që kanë mundësi të kthehen pas e të ndihmojnë mbrojtjen.