Arsenali duket se ka gjetur zëvendësimin e Alexis Sanchez, dhe ai është Wilfried Zaha.
Sanchez do të largohet nga “Emirates” në janar ose në verë si transfer i lirë, dhe Arsene Wenger dëshiron ta sjellë në skuadër ish-lojtarin e Manchester United-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25 vjeçari është lojtari kryesor i Crystal Palace, dhe me skuadrën që po lufton për mbijetesë, është e vështirë që ata të lejojnë largimin e tij në janar, transmeton ksp.
Nuk ka shumë kohë që Zaha ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Shqiponjat”, megjithatë Arsenali është i sigurtë se mund ta transferojë atë.
“Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë prej 35 milionë funtave për përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë, ofertë kjo që është vështirë e refuzueshme nga skuadra angleze.