Me vetëm shtatë lojtare në përbërje, Shqiponja e Gjakovës nuk ka mundur të shmangte dy humbje të thella në Portugali. Në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll për femra, Shqiponja është përballur të shtunën e të dielën me skuadrën portugeze ADA CJ Barros.
Të dy ndeshjet janë luajtur në Marinha Grande të Portugalisë. Klubet u morën vesh që të përballen dy herë brenda një fundjave në Portugali, për të zvogëluar shpenzimet,shkruan sot “Koha Ditore”. Të shtunën Barrosi fitoi me rezultatin 38:16, ndërsa të dielën rezultati ishte pak më i ngushtë, 37:22.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu me rezultat të përgjithshëm 75:38 Barrosi kaloi tutje. Kjo skuadër vetëm për herë të dytë në shtatë pjesëmarrje kalon rreth garash në Evropë.
Shqiponja në dy edicionet e kaluara e kishte mbyllur me sukses raundin e tretë për t'u eliminuar më pas. Këtë herë nuk ia doli të arrinte këtë sukses. Mana Ibrahimi me tetë gola ishte bindshëm lojtarja më e mirë të dielën. Ajo të shtunën shënoi shtatë herë dhe po ashtu ishte më efikasja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.