Adriano Galliani mund të rikthehet në futboll, kësaj radhe te Real Madridi.
Ish-shefi ekzekutiv i Milanit do t’i ofrohet një pozitë në bordin e drejtorëve të skuadrës spanjolle, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGalliani ishte shef ekzekutiv i “Rosonerëve” për 30 vite, para se Silvio Berlusconi ta shiste skuadrën te kinezi Yonghong Li në prill.
Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez tashmë ka kontaktuar me 73 vjeçarin, për t’ia ofruar një rol në bordin e drejtorëve.
Gjatë javëve të fundit është përfolur se Galliani mund të marrë një post drejtues edhe në Federatën e Futbollit të Italisë, por oferta nga Real Madridi mund të jetë e parefuzueshme.