Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senegali arrin në Botëror, këto janë 24 kombëtaret e kualifikuara

Senegali është skuadra e radhës, që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në botërorin ‘Rusi 2018’. Senegalezët fituan me rezultatin 2-0, në transfertën ndaj Afrikës së Jugut dhe siguruan matematikisht kualifikimin, ndonëse kanë edhe një takim për të luajtur, 3 ditë më pas, sërish ndaj afrikano-jugorëve.

Sakho shënoi për Senegalin në minutën e 12’, pas një asisti të sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane, ndërsa autogoli i Mkhize në të 38-ën, vulosi rezultatin 0-2. Deri tani janë 24 skuadra që kanë siguruar kualifikimin për në botëror, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar edhe 8 të tjera, transmeton Supersport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ja 24 skuadrat e kualifikuara deri tani, për të marrë pjesë në botërorin ‘Rusi 2018’:

Rusi

Brazil

Iran

Japoni

Meksikë

Belgjikë

Koreja e Jugut

Arabia Saudite

Gjermani

Angli

Spanjë

Nigeria

Kosta Rika

Polonia

Egjipt

Islanda

Serbia

Portugalia

Franca

Uruguai

Kolumbia

Argjentina

Panama

Senegal