Barcelona dëshiron ta blindojë talentin spanjoll, Sergi Roberton.
Kontrata aktuale e Sergi Robertos përfundon në vitin 2019 dhe “Blaugranët” dëshirojnë ta mbajnë produktin e akademisë së tyre për një kohë të gjatë, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Mundo Deportivo, “Katalanët” do t’i ofrojnë kontratë të re spanjollit, e cila do të përfshijë një klauzolë prej 400 milionë eurosh.
Tashmë thuhet se Barcelona ia ka bërë të ditur agjentit të lojtarit këtë ofertë, dhe bisedimet për kontratën e re kanë filluar.
Nëse arrihet marrëveshja, Roberto do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2022.