Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi për media hedh poshtë spekulimet e disa portaleve se Bersant Celina e ka braktisur Kombëtaren U21.
“Me këtë rast njoftohet opinioni se marrëveshja me klubin anglez Ipswich Town ka qenë që Bersant Celina ta luajë vetëm një ndeshje me Kombëtaren U21 dhe më pas të rikthehet në Angli, kjo për shkakun se klubi i ka synimet e veta për kreun e renditjes në Championship”, thuhet në njoftimin e Federatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo