Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka insistuar se Joshua Kimmich nuk është në shitje.
22-vjeçari gjatë javës kishte pranuar se nuk është i kënaqur me numrin e paraqitjeve te Bayerni gjatë këtij sezoni. Ai ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje nga fillimi këtë sezon dhe raportohet se Manchester City është në kërkim të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRummenigge e ka quajtur Kimmichin si pasardhës të Philipp Lahmit dhe ka insistuar se mbrojtësi i djathtë, do të jetë i rëndësishëm sezonin e ardhshëm.
“Kemi plane të mëdha për të në të ardhmen”, ka thënë ai për Sky Sports. “Ai do të jetë pasardhës i Philipp Lahmit. Nga sezoni i ardhshëm ai do të ketë më shumë mundësi. Së paku, ky është plani i Carlo Ancelottit”.