Holanda ka dështuar të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
Dick Advocaat është emëruar trajner i Holandës në muajin maj të këtij viti, me misionin për ta çuar kombëtaren ‘Tulipane’ në Botëror, por nuk e ka arritur një gjë të tillë dhe tani ai prite të largohet nga ky post.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri 70-vjeçar, ka konfirmuar që pas dy ndeshjeve të ardhshme miqësore të Holandës ndaj Skocisë dhe Rumanisë, ai do t’i jap lamtumirën kombëtares.
“Këto janë ndeshjet e mija të fundit me kombëtaren dhe pas tyre do të largohem”, ka thënë Advocaat për gazetarët me të mbërritur në Skoci.
“Nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj pas largimit, prandaj edhe klubet që mund të kenë interesim për mua, nuk e dinë nëse do të jem i gatshëm për të drejtuar ndonjë ekip tjetër apo jo”, ka shtuar ai.
Advocaat ka drejtuar tre herë kombëtaren e Holandës gjatë karrierës së tij si trajner.