Sport

Sahiti, më në fund vesh fanellën që e deshi

Descriptive Text

Mesfushorit Suad Sahiti i kishte munguar dokumentacioni për të debutuar me fanellën e Shpresave të Maqedonisë, dhe kjo sot mund të shihet si fat për Kosovën.

Sahiti, 22-vjeçar, me origjinë nga Medvegja, në kohën sa luante për Rabotniqkin e Shkupit, mori ftesë nga trajneri i ekipit U-21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski, për dy ndeshjet kualifikuese të evropianit. Këto ndeshje u luajtën në mars të vitit të shkuar ndaj Islandës dhe Francës, por Sahiti nuk luajti, pasi nuk arriti të merrte pasaportën e këtij vendi me kohë, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte edhe në planet e seleksionuesit të ekipit "A" të Maqedonisë, Igor Angelovski.

Sot, që është grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës për miqësoren me Letoninë, më 13 nëntor në Mitrovicë, insiston se nuk ka dashur të bëjë hap të ngutshëm, meqë priste një ftesë nga Kosova...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.