Menaxheri Altin Lala ka thënë se mesfushori Milot Rashica hapin tjetër në karrierë do ta bëjë duke u transferuar në ndonjë skuadër të Bundesligës të Serie A ose të Premier Leagues. Lala ka theksuar se Rashica është një nga lojtarët më të talentuar në Holandë dhe e meriton të luajë në ndonjë ligë të fortë evropiane.
"Ai është i aftë të vendosë ndeshjen me aftësitë që ka. Hapi tjetër i tij është Bundesliga, Serie A ose Premier League. Në një nivel më të lartë, ai do të zhvillohej edhe më shumë. Ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në Evropë", ka thënë Lala të mërkurën për "Voetbal International", transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, ka bërë të ditur se për Rashicën që aktivizohet te skuadra e Vitesses së Holandës ka pasur interesim të madh. Por largimin e tij nuk e lejoi klubi holandez. Lala është menaxher i kosovarit.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.