Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Izraeli, pengesë e radhës në rrugëtimin befasues të Shpresave

Paraqitjet e deritashme në fushën e blertë dhe rezultatet e ndeshjeve në grup kanë bërë që përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll të synojë fuqishëm atë që në fillim të fushatës mund të jetë dukur vetëm një ëndërr e bukur - kualifikimin në Evropian. Edhe më fuqishëm do të besohet në sukses historik në rast të rezultatit pozitiv, përkatësisht fitores ndaj Izraelit, në ndeshjen që luhet të enjten (sot) nga ora 19:00 në stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Kampionati i ardhshëm evropian i Shpresave mbahet në Itali e San Marino në qershorin e vitit 2019. Kosova është fuqishëm në garë për një vend që dërgon në evropianin e futbollistëve deri në 21-vjeç, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi 5, ku bën pjesë Kosova, deri më tani është dëshmuar si shumë i hapur. Prin Irlanda me 10 pikë nga katër ndeshje. Gjermania e Kosova kanë nga gjashtë pikë, e para me tri lojë, ndërsa e dyta me katër. Pason Norvegjia me pesë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Izraeli është i pesti me katër pikë nga tri ndeshje. Jashtë garës duket vetëm Azerbajxhani që i ka humbur tri ndeshjet e deritashme.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.