Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, raportohet se është takuar javën e shkuar me trajnerin Unai Emery, për të sqaruar raportet mes tyre.
Raportet mes këtyre dyve ishin përkeqësuar javëve të fundit, për shkak të “egos së Neymarit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Telefoot” raporton se braziliani ishte takuar me Emeryn javën e shkuar me qëllim që të sqaronte gjithçka dhe mësohet se tashmë kanë ulur tensionet përmes bisedës.
PSG vazhdon të shkëlqejë sivjet duke udhëhequr Ligue 1 në Francë, teksa tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në 16 më të mirat e Ligës së Kampionëve.