Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se tre gjyqtarë kosovarë do të ndajnë drejtësinë në miqësoren ndërmjet Turqisë dhe Moldavisë, transmeton Koha.net.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Turqisë, treshja e gjyqtarëve Genc Nuza, kryesor, bashkë me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët këtë vit janë pjesë e FIFA-s, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore ndërmjet kombëtares së Turqisë dhe kombëtares së Moldavisë, e cila do të zhvillohet më 27 mars në Eskisheher”, thotë FFK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFFK më tutje thotë se kjo shënon një epokë të re gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, të cilët me vite të tëra ishin të izoluar e të sakrifikuar sikur edhe vet futbolli i Kosovës.