Është klub futbolli me tifozë aq të zhurmshëm saqë ua fusin frikën kundërshtarëve. Madje një lojtar kundërshtar ka kërkuar zëvendësimin pas vetëm gjysmë ore lojë, pasi nuk mundi ta përballonte.
Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, zbuloi se as "kapakët" e veshëve nuk kryenin punë, pasi nuk mbyllnin ulërimat shurdhuese të bëra prej 40 mijë tifozëve të ekipit turk Beshiktash, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWerner u largua nga fusha me veshët e mbuluar nga duart. Trajneri Ralph Hasenhuttl tha se ekipi i tij pësoi humbje 2:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve nga Beshiktashi, pasi shumica e lojtarëve ishin të tronditur nga zhurma që shkaktuan tifozët vendas.
Ekzistojnë edhe pak vende kërcënuese në futbollin botëror sikurse stadiumi "Vodafone Park" në Stamboll. Për Beshiktashin kjo atmosferë e zhurmshme ka pasur efekte të mëdha pozitive, pasi ka ndihmuar klubin në arritjen e rezultateve në fushë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.