Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në Premier Ligë sot ndaj West Hamit, në një ndeshje që shkëlqeu egjiptiani Salah.
Ishte pikërisht ai që shënoi golin e parë në fitoren prej 1 me 4 të Liverpoolit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë Salah e shënoi në minutën e 21 nga një asistim i Manes, pas një kundërsulmi fantastik të tyre. Pas tre minutave “Të Kuqtë” e dyfishuan epërsinë përmes Joel Matipit, që nga afërsia dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë vendasit ngushtuan epërsinë përmes Lanzinit kur po zhvillohej minuta e 55.
Mirëpo, skuadra e Jurgen Kloppit u kundërpërgjigj pas një minute përmes Chamberlainit.
E listën e golave e mbyllën dyshja Mane – Salah, si në golin e parë. Mane asistoi sërish për Salahun që me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë.
Pas kësaj fitore Liverpooli mban vendin e gjashtë me 19 pikë, kurse West Hami në vendin e 17 ka 9 pikë.