Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celtic thyen rekordin 100 vjeçar

Skuadra skoceze, Celtic ka vendosur një rekord të ri sa i përket ndeshjeve radhazi pa humbje, duke mbetur të pamposhtur në 63 ndeshje me radhë në garat vendore.

Fitorja prej 4-0 ndaj St Johnstone të cilën ata e realizuan sot, ishte një fitore historike për “The Hoops”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata e kanë thyer rekordin që e mbanin vet që nga vitet 1915-1917, kur qëndruan të pamposhtur për 62 ndeshje, transmeton KP. 

Rekordi aktual i Celticut ka filluar që nga ndeshja e fundit e sezonit 2015/16 kur ata e mundën Motherwellin, e deri më sot kur ata thyen rekordin me fitoren ndaj St Johnstone.

Gjatë kësaj periudhe ata kanë fituar 55 ndeshje, kanë barazuar në shtatë, dhe nuk kanë humbur asnjëherë në 63 ndeshjet e fundit në garat vendore, duke shënuar 183 gola dhe pranuar 35.

Që nga viti 2016, menaxher i skuadrës skoceze është ish-menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, i cili nuk di për humbje në Skoci.