Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi këshillon Agueron të mos transferohet te Reali

Diario Gol raporton se Lionel Messi ka këshilluar bashkëkombasin e tij Kun Aguero që të mos bashkohet me Real Madridin vitin tjetër.

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka identifikuar sulmuesin e Manchester Cityt si një përforcim perfekt për vitin e ardhshëm dhe beson se mund ta bindë argjentinasin që të bashkohet me “Los Blancos” nëse Guardiola e transferon Alexis Sanchezin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, raportohet se Messi i ka shkruar Agueros që të mos bashkohet me Realin, pasi sipas tij më mirë është që të qëndrojë te City pasi nën menaxhimin e Guardiolas ekipi është në nivel botëror