Mirel Josa e Bledi Shkëmbi e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Kanë bashkëpunuar katër vjet te Skënderbeu i Korçës dhe kanë fituar katër tituj të Shqipërisë në futboll, si dhe dy Superkupa. Josa ishte trajner, ndërsa Shkëmbi kapiten i skuadrës.
Njohuritë që kanë për njëri-tjetrin, Josa e Shkëmbi të shtunën (sot) do të mundohen t'i shfrytëzojnë kundër njëri-tjetrit. Ndoshta për herë të parë do të jenë në taborë të ndryshëm, taborë kundërshtarë. Dhe kjo në cilësinë e trajnerit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJosa do të jetë shef i stolit të Prishtinës, ndërsa Shkëmbi shef i stolit të Lirisë kur dy skuadrat do të përballen në Prizren në kuadër të xhiros së 14-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja Liria - Prishtina luhet të shtunën (sot, 13:00) në stadiumin "Përparim Thaçi". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.