Rreth orës 18 pasditen e sotme në afërsi të Red Kafesë në lagjen Aerodrom, të Shkupit është plagos rëndë një person.
Policia konfirmoi se ndaj viktimës është shtënë me armë zjarri dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesi ka shtënë 4 deri 5 plumba në pjesën e sipërme të trupit të plagosurit, i cili siç mësohet është një futbollist aktiv i njohur.
Sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet akoma në arrati, ndërsa policia nuk ka akoma të dhëna për identitetin e tij.
Në vendngjarje, në rrugën Vlladimir Komarov në Aerodrom, Shkup është duke u kryer ekspertizë nga ana e policisë.