Harry Kane beson se Tottenham Hotspur ka potencialin e duhur për të fituar garën më prestigjioze evropiane.
Skuadra londineze e ‘demoloi’ Real Madrid-in në “Wembley” të mërkurën, duke e mundur me rezultat 3-1, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi anglez nuk shënoi gol në këtë ndeshje, por tregoi paraqitje të mirë, dhe sipas tij “Spurs” treguan se mund të konkurrojnë me më të mirët e Evropës.
“Definitivisht, ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, pse jo? Ne duhet të besojmë. Ndoshta askush nuk dëshiron të përballet me ne pas paraqitjes ndaj Real Madrid-it. Kjo fitore na ka dhënë shumë besim”, ka thënë Kane.
Tottenham janë në krye të grupit H në Ligën e Kampionëve me dhjetë pikë të grumbulluara, dhe kanë siguruar kualifikimin më tutje. Në pozitën e dytë është Real Madridi me shtatë pikë, ndjekur nga Dortmund dhe APOEL me nga dy pikë të grumbulluara.