Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berlusconi: U detyrova ta shes Milanin

Silvio Berlusconi ka thënë se ishte detyruar ta shesë Milanin shkaku i problemeve financiare që kishte familja e tij.

Ish-pronari i klubit italian kishte gjetur biznesmenin kinez, i cili i kishte premtuar se do të shpenzonte 250 milionë euro te Milani, por shitjen e klubit e kishte përjetuar me dhimbje të madhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më shkaktoi dhimbje të madhe, por nuk mund të vazhdonte ashtu”, ka thënë Berlusconi për Canale 5.

“Prejse hyra në futboll para 30 vjetësh, parat e naftës hyrën në klube dhe sporti u bë një monopol. Lojtarët që i përkisnin Milanit, nëse klubi donte të ishte në krye, kushtonin shuma të mëdha parash, si për t’i blerë, ashtu edhe për pagat e tyre. Një familje nuk kishte fuqinë shpenzuese për ta bërë këtë çdo vit”, ka shtuar ai.

“U detyrova ta shes. Gjeta xhentëlmenin kinez që premtoi se do të shpenzonte 250 milionë euro për përforcim të ekipit. Është çështje tjetër nëse mendojmë sesa kemi shpenzuar në kampanjën e transferimeve. Në stadium nuk kam qenë më, por e shikoj nga televizori dhe më dhemb”.