Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavazaj pritet të ftohet nga kombëtarja shqiptare

Enis Gavazaj është kandidati i radhës për të marrë një ftesë kuqezi nga trajneri Christian Panucci. Sulmuesi i Skënderbeut, që ka shkëlqyer në këtë sezon është futur prej kohësh në orbitën e kombëtares.

Kjo është arsyeja përse miqësorja e 13 nëntorit në Antalia ndaj Turqisë mund të jetë shansi i djaloshit nga Prizreni. Gavazaj është kthyer në një prej pikave më të forta të korçarëve në sezonin ku skuadra ka arritur kualifikimin e dytë në histori në fazën e grupeve të Europa League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

22-vjeçari arriti të plotësonte më së miri hapësirat e lëna në sulmin e Skënderbeut nga shitja e Bernard Berishës dhe Liridon Latifit, madje tashmë ai vlerësohet si ylli i radhës që mund të transferohet jashtë Shqipërisë.

Grumbullimi i Enis Gavazajt në kombëtaren shqiptare do të pasonte thirrjen në skuadër të mesfushorit Sabien Lilaj, prezenca e të cilit në miqësoren me Turqinë duket thuajse e sigurt.

Nëse trajneri Panucci do të vendosë ta afrojë në skuadër dhe ti japë një shans, do të bëhet fjalë për rikthimin e Gavazajt pas dy vjetësh me ngjyrat kuqezi, me lojtarin që deri në 2015-ën ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa, ku regjistroi 11 ndeshje duke shënuar edhe një gol.