Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kerasan Prishtina lakmon "play-offin"

Kerasan Prishtina që luan me 100% lojtarë vendorë dhe të rinj në Superligën e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri.

Për dallim me edicionin që lamë pas prishtinasit këtë sezon kanë dy fitore pas vetëm 6 xhirosh, derisa kaq i kishin gjithë edicionin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me formën e mirë të cilën janë duke kaluar prishtinasit basketbollistët Alban Latifaj dhe Rinor Ahmeti besojnë se mund të jenë befasi në këtë edicion.

Kerasan Prishtina në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani ka dy fitore dhe katër humbje dhe pozicionohet në vendin e pestë me tetë pikë të tubuara.