Përzgjedhësi i Letonisë, Aleksandrs Starkovs, i vlerëson lart lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai e vlerëson edhe miqësoren që Letonia e luan ndaj Kosovës më 13 nëntor nga ora 19:30 në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.
Në një intervistë për gazetën, Starkovs ka treguar se si e ka impresionuar Bernard Berisha, kur kishte udhëtuar për të parë nga afër një ndeshje të kampionatit rus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e Letonia përballen për herë të parë, ndërsa të dy përfaqësueset vijnë pas ciklit të pasuksesshëm eliminator për botërorin "Rusia 2018". Kosova përfundoi e fundit në grup, ndërsa Letonia e parafundit, duke lënë pas vetëm Andorrën.
Kosova e Letonia mund të përballen mes vete edhe në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Janë pjesë e Ligës D të garës që nis vjeshtën e vitit të ardhshëm. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.