Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Tottenhami është njëri prej ekipeve që ka potencial për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Skuadra e tij pësoi sonte 3 me 1 në udhëtim te Tottenhami, me dy gola të shënuar nga Alli dhe një nga Erikseni, kurse golin e vetëm për “Mbretërit” e shënoi Ronaldo, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, dhe Tottenhami është njëri prej tyre. Sonte luajtëm ndaj një ekipi më të mirë, ishin më të mirë se ne sonte dhe duhet ta pranojmë. Nuk luajtëm keq, krijuam raste të nivelit, por kohëve të fundit s’po arrijmë të shënojmë”, është shprehur Zidane.