Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami mposht kampionin, siguron kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve

Klubi londinez, Tottenham Hotspur ka mposhtur 3 me 1 Real Madridin në kuadër të xhiros së katërt në Grupin H të Ligës së Kampionëve, për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme.

Dele Alli realizoi dy golat e parë ndaj kampionit evropian. Anglezi fillimisht shënoi në minutën e 27-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 56-të. Nëntë minuta pas tij shënoi Christian Eriksen, ndërsa për Realin shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 80-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Grupin H, Tottenhami ka grumbulluar dhjetë pikë dhe mban pozitën e parë me tri pikë para Real Madridit. Dortmudi dhe APOEL-i janë në dy pozitat e fundit me nga dy pikë.