Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema në pritje të ftesës për kombëtare

Sulmuesi i Real Madridit është ende në pritje të ftesës nga Didier Deschamps.

Karim Benzema ka dy vite që nuk ka luajtur me kombëtaren e Francës, që nga skandali ku ai u akuzua për shantazh ndaj shokut të tij të kombëtares, Mathieu Valbuena.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, sulmuesi i Realit ka thënë që është i gatshëm për të luajtur me ‘Les Bleus’, nëse merr ftesë nga trajneri Deschamps edhe pse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, transmeton KosovaPress.

“Duhet shfrytëzuar të gjitha mundësitë që na vijnë”, ka thënë Benzema.

“Normalisht se dua që të kthehem në kombëtare. Kush nuk do të donte të luante në Kampionat Botëror? Mundohem të jap më të mirën nga vetja me fanellën Realit, por të shohim se çka do të ndodhë”.

“Fjalët nuk kanë vlerë dhe ato zakonisht keqinterpretohen. Nuk dua të flas më shumë. Komentet e mija do t’i bëjë në fushë me performanca të mira dhe duke fituar tituj”, ka përfunduar Benzema.

Ndeshja e fundit kur 29-vjeçari ka luajtur me Francën ka qenë miqësorja me Armeninë në tetor të vitit 2015, të cilën ekipi i Deschamps e kishte fituar me rezultat 4:0.