Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët respektojnë vendimet e Mourinhos

Jose Mourinho ka insistuar se lojtarët e Manchester Unitedit, nuk kanë reaguar ndaj vendimit të tij që Daley Blind të ekzekutonte penaltinë.

“Djajtë e Kuq” kishin dy penalti të akorduara në favor të tyre në ndeshjen e së martës ndaj Benficës, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 2-0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anthony Martial ishte ai i cili mori përgjegjësinë te penaltia e parë, dhe nuk arriti të realizonte, ndërsa penaltinë e dytë menaxheri portugez vendosi t’ia besonte holandezit.

“Nuk e kuptoj pse të gjithë më pyesin, unë jam këtu që të marrë vendime, të mira apo të këqija. Martial ishte lojtari i përzgjedhur për të goditur penaltitë në këtë ndeshje, por te penaltia e dytë ai as që ishte në lojë. Lukaku ka personalitetin e duhur për këtë përgjegjësi, Herrera gjithashtu, por duke u bazuar te stërvitjet tona vendosa që Blind ta godiste, dhe lojtarët i respektojnë vendimet e mija”, ka thënë Mourinho.

Blind arriti të realizonte gol, duke e vulosur fitoren e anglezëve, të cilët kanë grumbulluar 12 pikë nga katër ndeshje, në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Dy ndeshjet e fundit të “Red Devils” do të jenë ndaj Basel-it dhe CSKA Moskës, ku United-it i mjafton vetëm një pikë për të siguruar kalimin në fazën e ardhshme të garës më prestigjiozë evropiane.