Sulmuesit Shani Tarashaj e Veton Berisha janë të vetmit prej futbollistëve kosovarë që mund të përfitojnë nëse rregulli i FIFA-s për ndërrim të përfaqësueseve futet në fuqi.
Tarashaj e Berisha mund të zgjedhin të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës edhe pse më herët kanë regjistruar paraqitje zyrtare me Zvicrën, përkatësisht Norvegjinë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë, është raportuar se FIFA po e shqyrton mundësinë e lejimit të futbollistëve për të ndërruar përfaqësueset. Por jo të gjithë futbollistët mund të bëjnë një lëvizje të tillë.
Sipas raportimeve, FIFA do të lejojë të bëjnë ndërrim lojtarët që kanë një apo dy paraqitje zyrtare për një përfaqësuese. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.