Mbrojtësi i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka pranuar se nuk është i kënaqur me minutazhën që po ka në klub këtë vit.
22-vjeçari ka pasur 10 ndeshje si startues në Bundesligë, pavarësisht se sezonin e shkuar shkëlqeu nën urdhrat e Pep Guardiolas, në dy pozitat në mbrojtje e mesfushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është me rëndësi nëse i kuptoj arsyet përse jam jashtë ekipit apo jo. Fakti është se nuk jam i kënaqur dhe dua që kjo të ndryshojë. Trajneri e di se mund të luajë në pozitën e numrit gjashtë dhe si mbrojtës i djathtë, madje edhe në qendër të mbrojtjes. Ai ka shumë opsione për të më përdorur”, ka thënë Kimmich në një konferencë për media i pyetur nëse i di arsyet përse trajneri Carlo Ancelotti po e lë në bankën rezervë.
Bayerni aktualisht ka dhjetë pikë distancë në krye të tabelës në Gjermani.