Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi i futbollit Besa ka emëruar sot për kryetrajner Astrit Imamin, një ditë pas dorëheqjes së Gani Sejdiut.

Ndihmës të Imamit janë zgjedhur Haxhi Zeka dhe Ilir Nallbani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sejdiu dje kishte dhënë dorëheqje menjëherë pas ndeshjes me Trepçën ’89, të cilën ndeshje Besa e humbi në çastet e fundit 2-3. Vendimin ai ua ka komunikuar futbollistëve dhe drejtuesve të klubit.

“Nënkryetari i Komunës dhe i KF Besa Shkumbin Gashi inkurajoi grupin e lojtarëve dhe stafit profesional për të vazhduar me lojëra dhe angazhim si ai i të dielës, ku dëshmuan se si mbrohen ngjyrat e klubit dhe nderi i një qyteti”, thuhet në njoftimin e klubit.